Kush Jemi Ne
Produktet tona vijnë nga zonat më të mira të Alpeve Shqiptare, ku natyra e paprekur dhe biodiversiteti i pasur japin mjaltin më të pastër. Çdo kavanoz prodhohet në mënyrë artizanale, me kujdes dhe dashuri, duke ruajtur të gjitha vlerat natyrore. Mjaltrat tona janë 100% natyrale — pa shtesa, pa konservantë, vetëm pastërti e vërtetë alpine.
Nga Alpet Shqiptare, në arin e Parisit.
Alpine Bees u vlerësua me çmimin Gold në Paris Honey Awards 2024. Një krenari për ne, një ftesë për ju të zbuloni shijen që qëndron pas këtij vlerësimi.
Bletëritësi Rinaldo Gjolaj
Rinaldo Gjolaj është personi që me pasion dhe përkushtim kujdeset për bletet dhe për cilësinë e çdo produkti të Alpine Bees. Eksperienca dhe dashuria e tij për bletet janë themeli i çdo kavanozi mjaltë që prodhojmë.
Mbështetur nga Bashkimi Europian
Alpine Bees është përfituese e projektit Challenge Fund, një iniciativë e Bashkimit Europian për ngritjen e kapaciteteve dhe inovacionin në startupe. Kjo mbështetje na ka mundësuar të investojmë në teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë traditat artizanale që na dallojnë.
Procesi Ynë
Nga kosherja në majë të alpeve deri te kavanozi në tryezën tuaj — çdo hap i prodhimit të mjaltit Alpine Bees bëhet me kujdes dhe durim. Bletet tona kullosën lirshëm në livadhet e larta alpine, ku lulëzojnë bimë të egra dhe të paprekura. Mjalti mblidhet me dorë, përpunohet në mënyrë tradicionale dhe mbushet pa asnjë trajtim kimik — ashtu siç e ka bërë natyra.